Bullgaria hap arkivat ushtarake të epokës komuniste

Bota

Bullgaria hap arkivat ushtarake të epokës komuniste

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:25

Ministri bullgar i mbrojtjes, Nikolaj Nentchev, ka njoftuar se arkivat ushtarake të epokës komuniste të inteligjencës do të jenë të hapura për studiuesit dhe gazetarët.

Nentchev ka deklaruar se do të jenë në dipozicion mijëra dokumente arkivore.

"Bullgaria ka nevojë për të hedhur dritë mbi strukturat represive të komunizmit", ka thënë ministri bullgar, duke shtuar se vendi ka nevojë për të qenë i lirë nga periudha komuniste.

Nentchev tha gjithashtu se identiteti i shtetasve të huaj të cilët kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret të Bullgarisë nuk do të zbulohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat