Një udheheqës i Al-Qaedas, deklarohet fajtor për vrasje të amerikanëve

Bota

Një udheheqës i Al-Qaedas, deklarohet fajtor për vrasje të amerikanëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 08:31

Një udheheqës i lartë operativ i Al-Qaedas, i cili ka luftuar kundër forcave amerikane në Irak dhe Afganistan është deklaruar fajtor për 26 tentim vrasje të amerikanëve jashtë shtetit.

Saddiq el-Abbadi, 40 vjeç, ka pranuar se ka pasur komplote për të vrarë shtetasit amerikanë jashtë vendit dhe për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste.

Al-Abbadi ka pranuar fajësinë në një gjykatë federale në Brooklyn, të Neë Yorkut.

Al-Abbadi, mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Ai i ka thënë gjykatës se "unë dhe të tjerët jemi pajtuar për të siguruar mbështetje materiale për Al-Qaedan”.

Dënimi do të caktohet në shtator. Prokurorët thonë se Al-Abbadi ka luftuar kundër forcave ushtarake amerikane në Irak në vitet 2003 dhe 2007.

Prokurorët kanë deklaruar se "i pandehuri kishte një nivel të lartë operative me Al-Qaidan dhe lidhje me udhëheqjen e lartë të grupit terrorist në Pakistan dhe Jemen".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat