Sherman do të largohet nga bisedimet bërthamore me Iranin

Bota

Sherman do të largohet nga bisedimet bërthamore me Iranin

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:22

Negociatorja kryesore për programin bërthamor nga administrata e Presidentit Amerikan Barack Obama, do të largohet nga posti i saj gjatë kësaj verë.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se nënsekretarja Wendy Sherman, do të largohet nga bisedimet bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, kur ato janë përafruar në arritjen e një marrëveshje përfundimtare që pritet të ndodh deri më 30 qershor.

Sherman ka negociuar diskutimet teknike në Evropë me zyrtarët iranianë gjatë dy viteve të fundit.

Gjatë pjesmarrjes së saj në këto bisedime, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje të përkohëshme në nëntor 2013.

Sekretari i Shtetit John Kerry, do të fillojë një raund intensiv përfundimtar të bisedimeve me homologun e tij iranian me 30 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat