​Binjakët flokëverdhë nga Gjermani e dhanë jetën për ISIS

Bota

​Binjakët flokëverdhë nga Gjermani e dhanë jetën për ISIS

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:03

Revista “Dabig” që konsiderohet organ i ISIS-it, ka publikuar historinë e binjakëve nga Gjermania që kanë vdekur si “luftëtarë-dëshmorë: të ISIS-it, transmeton gazeta gjermane “Spiegel”.

“Sy kaltër, flokë verdhë, binjakët pozojnë duke treguar me gisht në Kuran para një flamuri të ISIS-it” , shkruan “Spiegel” duke shtuar se organet e sigurisë gjermane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e binjakëve.

“Spiegel” shkruan se bëhet fjalë për vëllezërit Kevin dhe Mark K të moshës 25 vjeçare, nga Westfalia ku njëri nga ta ka qenë ushtar në Bundesver. Ata kanë ikur nëpërmes Turqisë ku kanë shkuar në Siri.

Revista shkruan se në Bundesver është rritur numri i rasteve të tilla ku deri më tani janë identifikuar 25 ish-ushtarë të Bundesverit, ku më pas kanë kaluar në anën e ISIS-it.

Nëna e binjakëve ka treguar se djemtë e saj dëshironin të bëjnë nj udhëtim nëpër Turqi. Në jetën e vëllezërve K asgjë nuk kishte treguar se ata nga një familje e mirë do të bëhen luftëtarë të ISIS-it ndërsa biografia e Kevin K tregon se ai ka pasur të bëjë karrierë në akademi.

Për Kevinin thuhet se në vitin 2006 ka qenë në shkollime në Amerikë ndërsa në vitin 2009 përsëri ka shkuar jashtë kësaj radhe në Turqi ku është konvertuar në fenë islame./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat