Kryeministri i Libisë, Abdullah al-Thinni, ka thënë se i ka mbijetuar një atentati nga persona të armatosur, të cilët kanë sulmuar makinën e tij në qytetin Tobruk.
“Falë Zotit, kemi arritur të largohemi”, ka thënë al-Thinni për televizionin al-Arabiya.
Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se një roje e kryeministrit është plagosur.
Libia mbetet e përfshirë në trazira që nga rënia e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Al-Thinni po bën përpjejkje të udhëheqë vendin nga qyteti Tobruk, pasi milicitë e kanë dëbuar nga Tripoli në vitin 2014.
Pushteti i tij është sfiduar nga një tjetër organ në Tripoli, i cili thotë se është qeveri legjitime.