ISIS i vë zjarrin rafinerisë më të madhe të Irakut (Video)

Bota

ISIS i vë zjarrin rafinerisë më të madhe të Irakut (Video)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 21:03

Xhihadistët e ISIS-it i kanë vënë zjarrin rafinerisë Beiji, rafinerisë më të madhe të naftës në Irak.
Rafineria është e vendosur në rrugën midis bastionit të grupit islamik në Mosul dhe kryeqytetit irakian, Bagdad, transmeton TetovaSot.
Rafineria më e madhe e Irakut mbrëmë ishte e mbuluar plotësisht nën flakë dhe është nën kontrollin e shtetit islam. Ky grup i armatosur i vunë zjarrin disa pjesëve të rafinerisë për të parandaluar avancimin e ushtrisë irakiane.
Ata kanë shpërthyer të paktën nëntë bomba- makinë, duke vrarë dhjetëra trupa irakiane dhe të milicive shiite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat