​Plagoset një politikane në Turqi

Bota

​Plagoset një politikane në Turqi

Më: 26 maj 2015 Në ora: 13:18

Kandidatja e një partie opozitare turke është plagosur në krah nga armë zjarri derisa ka udhëhequr një fushatë për zgjedhje e parapara për 7 qershor

Ajo pas plagosjes është dërguar në spital.

Incidenti i sotëm është sulmi i tretë që bëhet në parti ose në kandidatë para zgjedhjeve në qytetin e Adanasë.

Guvernatori Mustafa Bujuk megjithatë tha se sulmi ndaj Elif Dogan Turkmen, avokatja e cila është kandidate e partisë kryesore opozitare Partia republikane popullore nuk është politikisht e motivuar pasi sipas tij siç duket sulmuesi është një ish klient I saj.

Javën që shkoi një kandidat I partisë të së Drejtës është therur me thikë në Adana.

Më herët para disa muajsh, gjashtë njerëz janë plagosur në dy eksplodime ku cak i sulmit kanë qenë zyrat e partisë pro kurde, Partia Demokratike Popullore në Adana dhe në Mersin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat