Zjarr në shtëpi të pleqve, 38 të vrarë

Bota

Zjarr në shtëpi të pleqve, 38 të vrarë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:02

Një zjarr në një shtëpi të pleqve në provincën Henan në Kinë ka lënë të vrarë 38 persona.

Zjarri ka shpërthyer në shtëpinë Kangleyuan, në qytetin Pingdingshan.

Gjashtë persona po ashtu janë plagosur, dy nga ta në gjendje të rëndë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka urdhëruar që të ndërmerren të gjitha masat për të plagosurit dhe të hetohet shkaku i zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat