Kërcënimi ndaj Air France

Bota

Kërcënimi ndaj Air France

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:06

Aeroplanë luftarakë amerikanë shoqëruan një aeroplan të kompanisë Air France në një ulje të sigurt në Nju Jork të hënën në mëngjes, pas një kërcënimit për sulme me armë kimike kundër tij.

Kërcënimi anonim bëri që ushtria amerikane të akitivizonte avionët e saj ushtarak për të shoqëruar aeroplanin e kompanisë Air France që po flutoronte nga Parisi në Nju Jork, gjatë zbritjes në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork.

Air France tha se pasagjerët zbarkuan "normalisht" dhe se avioni po inspektohet nga zyrtarë të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat