Obama nderon të rënët në shërbim të kombit

Bota

Obama nderon të rënët në shërbim të kombit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 18:47

Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar anëtarët e rënë në shërbim të kombit në Varrezat Kombëtare Arlington, duke vendosur një kurorë mbi Varrin e të Panjohurve, dhe duke thënë se amerikanët "nuk mund kurrë ta paguajnë borxhin përfundimisht" për ata që bënë sakrificën e fundit.

Duke folur para oficerëve ushtarakë, familjeve të të rënëve dhe një turme prej rreth 5 mijë personave, ai nënvizoi se kjo është Dita Përkujtimore e parë në 14 vjet, që shënohet pa përfshirje të forcave të SHBA-ve në luftë të madhe në teren.

Presidenti tha se shumica e amerikanëve ende nuk e kuptojnë plotësisht sakrificën e 1 për qindëshit që i shërben kombit në mënyrë vullnetare.

Ai e përshkroi Varrezën Arlington më shumë se sa një vend ku shuhen heronjtë, por si një reflektim të Amerikës, përfshirë historinë dhe diversitetin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat