Sulm në Afganistan, pesë persona të vrarë

Bota

Sulm në Afganistan, pesë persona të vrarë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:44

Pesë persona janë vrarë dhe 62 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën jugore të Zabulit në Afganistan.

Shefi i policisë së Zabulit Mirwais Noorzai tha sot se sulmi ndodhi në hyrje të kompleksit të këshillit provincial në Kalat.

Noorzai tha se tre nga të plagosurit janë anëtarë të këshillit, përfshirë dy gra. Ai tha se në mesin e të plagosurve kishte edhe fëmijë.

Presidenti Ashraf Ghani dënoi sulmin, përgjegjësinë e të cilit e morën talebanët.

Sulme të tilla kanë ndodhur shpesh kohëve të fundit në Zabul, që ndodhet në kufi me Pakistanin.

Në këtë rajon, gjithashtu kanë ndodhur disa kidnapime, sidomos të burrave të minoritetit shiit të Hazaras.

Në ndërkohë, guvernatori i provincës veriore të Farahs, tha se grupe armike kanë luftuar njëri-tjetrin për tri ditë, duke lënë 25 të vrarë nga dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat