​Beteja për Palmiran: Sulme ajrore nga regjimi i Asadit

Bota

​Beteja për Palmiran: Sulme ajrore nga regjimi i Asadit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:10

Aeroplanët e regjimit të Bashar Al Asadit kanë ndërruare sot 15 sulme ajrore në qytetin Palmira, i cili të enjten ra në duart e ISIS-it.

Këto janë deri më ani sulmet më intensive nga Asadi në Palmira, ku në të kanë vdekur së paku katër civilë derisa dhjetëra tjerë janë plagosur thotë drejtori i Observatorit për të drejtat e njeriut Rami Abdel Rahman, transmeton AFP.

Besohet se edhe në mesin e pjesëtarëve të ISIS ka viktima kur është goditur një objekt i ushtrisë.

Sulmet kanë qenë të përqendruar në disa pjesë të qytetit, nga të clët disa shumë afër mbetjeve arkeologji9ke të periudhës greko-romake.

Zyrtari i ushtrisë sirianë ka konfirmuar këto sulme duke shtuar se janë qëlluar të gjitha rrugët që qojnë në Palmira.

Sipas deklaratës së Observatorit për të drejtat e njeriut që kur është marrë Palmira, ISIS ka ekzekutuar 217 persona në mesin e të cilëve edhe 67 civilë përfshirë edhe 14 fëmijë. Disa nga të vrarëve u është hequr koka.

Rami Abdel Rahman po ashtu thotë se ISIS në Palmira ka arrestuar rreth 600 njerëz.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë njoftuar se pjesëtarët e ISIS-it në Palmira kanë vrarë afër 40 njerëz, shumica gra fëmijë dhe pleq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat