Nisin manovrat ushtarake në vendet nordike

Bota

Nisin manovrat ushtarake në vendet nordike

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:43

Rreth 100 aeroplanë luftarakë dhe 4,000 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe tetë vende evropiane kanë nisur stërvitje ushtarake në vendet nordike.

Stërvitjet, që do të zhvillohen në Norvegji, Suedi dhe Finlandë, kanë për qëllim të testojnë bashkëpunimin midis vendeve të Arktikut, pranë Rusisë.

Ato do të zgjasin deri më 5 qershor dhe janë planifikuar para aneksimit të Krimesë nga Moska, vitin e kaluar.

“Qëllim i stërvitjeve është të trajnohen njësitet për kryerjen e operacioneve komplekse ajrore, në marrëdhënie të ngushta me partnerët e NATO-s”, ka thënë gjenerali norvegjez, Jan Ove Rygg, i cili kryeson stërvitjet.

Ato janë ndër manovrat më të mëdha këtë vit në Evropë, që përfshijnë aeroplanë luftarakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat