Ndihma arabe arrijnë në Aden të Jemenit

Bota

Ndihma arabe arrijnë në Aden të Jemenit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:44

Një anije me 460 tonelata ndihma humanitare është ankoruar në qytetin port të Jemenit, Aden, ku luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi kanë shkaktuar mijëra viktima dhe kanë krijuar krizë humanitare.

Dërgesa e Emirateve të Bashkauara Arabe përfshin furnizime mjekësore dhe ushqimore dhe është jashtëzakonisht e nevojshme për më shumë se 545,000 njerëz që llogaritet se janë zhvendosur në qytet.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 2,000 njerëz janë vrarë në Aden qysh në fund të marsit.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat