Djali i presidentit pakistanez i shpëton sulmit

Bota

Djali i presidentit pakistanez i shpëton sulmit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:03

Policia në Pakistan ka bërë të ditur se djali i presidentit të këtij vendi i ka shpëtuar një sulmi me bombë, që ka vrarë tre njerëz dhe plagosur 15 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur të dielën vonë në provincën e trazuar të Pakistanit, Baluçistan.

Zyrtari policor, Ghulam Rasool, ka thënë se bomba e vendosur në një motoçikletë dhe e shpërthyer me telekomandë, ka eksploduar në zonën industriale Hub, derisa makina që bartte Suleman Mamnoon Hussainin ka kaluar andej.

Resul ka thënë se të vdekurit dhe shumica e të plagosurve janë kalimtarë dhe disa policë që kanë shoqëruar Hussainin.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, ka marrë detyrën në shtator të vitit 2013.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat