Cleveland, 71 protestues nën arrest

Bota

Cleveland, 71 protestues nën arrest

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:30

71 vetë janë arrestuar në qytetin Cleveland të Ohajos në protesa të zhvilluara gjatë natës së kaluar. Protestat shpërthyen pasi një polic i bardhë që po gjykohej për vrasjen e dy individëve të paarmatosur afrikano-amerikanë u shpall i pafajshëm.

Qyteti ka rënë sot në qetësi pas trazirave të mbrëmshme. Dje, një gjykatës shpalli të pafajshëm policin Michael Brela të departamentit policor të Clevelandit, i cili kishte qëlluar me 15 plumbat e fundit një çift që po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me makinë. Një numër mjetesh policore ishin vënë në ndekje të çiftit dhe në drejtim të makinës së tyre policia kishte qëlluar me 137 plumba.

Pasi makina e çiftit ishte rrethuar nga policia, polici Michael Brelo kishte hipur mbi makinë dhe kishte qëlluar me armën e tij dy të dyshuarit e paarmatosur 15 herë. Në vendimin e tij, gjykatësi tha se ishte e paqartë se cilët plumba kishin shkaktuar vdekjen e dy viktimave, 15 plumbat e fundt të policit, apo mbi 120 plumbat e tjerë të qëlluar nga kolegët e tij.

Incidente të tilla kanë tërhequr vëmendje mbarë-kombëtare gjatë vitit të fundit pas vrasjes nga policë të bardhë të një numër afrikano-amerikanësh të paarmatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat