Pse xhihadistët i joshin vajzat e mitura?

Bota

Pse xhihadistët i joshin vajzat e mitura?

Më: 24 maj 2015 Në ora: 14:16

Një xhihadist nga Britania e Madhe i cili ka shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it është zënë se si ka tentuar që ta nxisë një të mitur që t’i bashkohet ISIS-it dhe të bëhet gruaja e tij.

Ekstremisti i ISIS-it i cili është paraqitur me emrin Abu Antar, i ka dhënë udhëzime vajzës për të cilën ka menduar se i ka 15 vjet, se si t’i mashtrojë prindërit, të ikë nga shtëpia dhe të udhëtojë për në Lindjen e Mesme.

Ai e ka këshilluar atë që prindërve t’u thotë se për vikend do të flejë tek një shoqe, ndërkaq në vend të kësaj të udhëtojë për në Stamboll nëpërmes Frankfurtit, të sillet si turiste dhe të mos blejë asgje që ka lidhje me islamin. E ka këshilluar që të marrë para sepse do ta bëjë pushkën për të.

Biseda e tyre nëpërmes Skype ka zgjatur disa javë dhe duke tentuar që ta nxisë që t’i bashkohet ISIS-it në një moment i ka thënë “Kur të vijë , do të marr për grua”.

Xhihadisti nuk e ka ditur se nën atë shami nuk fshihet adoleshentja naive por gazetarja kanadeze me detyrë të fshehtë.

Është kuptuar se xhihadisti nuk është Abu Antar por Ahmed Kanter i cili ka lonudr në Somali por ka ardhur në Londër si foshnje ku është rritur me motrën dhe me tre vëllezër.

Familja e tij është shokuar me veprimet e tij, duke menduar që edhe të distancohen nga Ahmedi.

Ai së paku gazetares në detyre i ka treguar se si i ka kontrabanduar 20 xhihadistë në Siri.

Gazetarja e ka ndërprerë komunikimin nëpërmes internetit me xhihadistin pasi që ai ka insistuar nëpërmes Skypes të bëjë ceremoninë e dasmës me ritet islame, duke besuar se do ta martojë 15 vjeçaren posa të arrijë në Siri.

I ka thënë se nëse këtë se bën si të shkon në Siri do ta martojë për dikë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat