Nuk ka shtetësi për terroristët

Bota

Nuk ka shtetësi për terroristët

Më: 24 maj 2015 Në ora: 13:08

Australia do të ndërrmer masa të reja ligjore kundër terrorizmit, tha sot në Sidnei kryeministri i Australisë Tobi Abot.

Njëri nga ligjet do të miratohet për personat me dy nënshtetësi të cilëve do t’u merret ajo e Australisë nëse vërtetohet se kanë lidhje me grupe terroriste.

“Ligji parasheh që automatikisht t’i merret shtetësia derisa personi merr pjesë si person i armatosur në ndonjë shtet që është në luftë me Australinë”, tha Abot.

Autoritetet e Australisë në shtator të vitit 2014 kanë deklaruar se ka pas disa tentime për sulem terroriste.

Autoritetet po ashtu janë të brengosura për rritjen e numrit të qytetarëve që kanë shkuar në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat