​Malajzi: Gjenden varreza masive

Bota

​Malajzi: Gjenden varreza masive

Më: 24 maj 2015 Në ora: 10:03

Në Malajzi janë gjetur varreza masive që besohet se janë të qindra trupave të emigrantëve nga Mianmari dhe Bangladeshi, transmetojnë mediat malajziase.

Sipas gazetës “Utusan Malajzia " , policia ka gjetur në dy lokacione në provincën Perlis në kufi me Tajlandën 30 varre të mëdha në të cilat gjenden mbetjet e qindra njerëzve, transmeton Reuters.

Gazeta “Star” raporton se vetëm në një varrezë janë gjetur gati 100 trupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat