Mbi 40 të vrarë në Meksikë

Bota

Mbi 40 të vrarë në Meksikë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:35

Së paku 43 njerëz janë vrarë në një shkëmbim zjarri në perëndim të Meksikës.

Përleshja midis forcave të sigurisë dhe bandës së armatosur ka ndodhur në qytetin Tanhuato.

Dhuna besohet se ka të bëjë me drogën.

Autoritetet janë duke bërë një luftë të përgjakshme me bandën më të fuqishme të zonës, Jalisco New Generation, për vite me radhë.

Shumica e të vrarëve besohet të jenë pjesëtarë të kësaj bande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat