Ky është vëllai i madh i diktatorit të Koresë Veriore: Nuk i intereson pushteti, kontrabandon drogë (Video)

Bota

Ky është vëllai i madh i diktatorit të Koresë Veriore: Nuk i intereson pushteti, kontrabandon drogë (Video)

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:51

Kim Jong -chol është vëllai i madh i diktatorit korean, por i ati i tyre, Kim Jong Il, kishte vendosur që mos ta përzgjidhte për trashëgimtar për shkak të karakterit të tij të ulët.
Vëllai i madh i diktatorit korano verior, Kim Jong-chol është xhiruar në Londër në shoqëri femrash teksa po shkonte në koncertin e Eric Clapton.

Ndryshe, Chol njihet si një fans i Clapton dhe është parë edhe gjatë viteve të shkuar në koncertet e tij në Gjermani, Mkau, Singapor…. Vëllai i diktatorit korean përcillej nga disa persona të cilët largonin gazetarët, por një ekip televiziv japonez, ia ka dalë ta xhirojë.

Meqë i ati nuk ia kishte lënë në trashëgimi pushtetin, si kompensim vëllait të madh i është lejuar të mbledh rreth vetes një ekip që merret me biznese ilegale: shitje të drogës dhe kontrabandë devizash, për interes të tij dhe të shtetit.

Ekipit të tij i lejohet gjithçka. Ata mund të udhëtojnë nëpër botë, të kenë rroba të shtrenjta, dhe krejt kjo pëe shkak se nuk kanë ambicie politike dhe nuk i përzihen diktatorit Kim Jong-un në udhëheqjen me shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat