Baltimore, aktpadi ndaj 6 policëve

Bota

Baltimore, aktpadi ndaj 6 policëve

Më: 22 maj 2015 Në ora: 22:29

Një juri e madhe në shtetin e Merilendit ka ngritur aktpadi ndaj të gjashtë oficerëve të policisë të akuzuar për vdekjen e një të riu afrikano-amerikan.

Freddie Gray u arrestua në prill dhe vdiq gjatë kohës që mhaj nën arrest nga polica.

Vdekja e Greit shkaktoi tensione të mëdha në lagjet e varfëra të qytetit të banuar me shumicë afrikano-amerikanë, që arritën kulmin me protesta të dhunshme dhe plaçkitje.

Autoritetet federale kanë filluar ndërkohë hetimet për gjithë Departamentin e Policisë së Baltimorës për shklejeve të të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat