“Përshendetje diktator”, i thotë Juncker Orbanit

Bota

“Përshendetje diktator”, i thotë Juncker Orbanit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:32

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përshëndetur kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me fjalët “Përshendetje diktator”.

Kjo ka ndodhur në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-së në Riga të Letonisë.

Orban është përgjigjur: “Përshëndetje Duka i Madh”, duke iu referuar Luksemburgut, vendlindjes së Junckerit.

Orbani ka zemëruar kolegët e tij në BE me kryerjen e reformave të mëdha kushtetuese dhe institucionale, të cilat, sipas kritikëve, frenojnë lirinë e shtypit dhe autoritetin gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat