Hollande: Duhet më shumë presion mbi Rusinë

Bota

Hollande: Duhet më shumë presion mbi Rusinë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:43

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se duhet bërë më shumë presion mbi Rusinë dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, në mënyrë që ata të respektojnë marrëveshjen për armëpushim.

“Ajo çfarë shihet qartë, është se armëpushimi nuk po respektohet plotësisht”, ka thënë Hollande gjatë samitit të Partneritetit Lindor në Riga të Letonisë.

Sipas tij, situata vazhdon të jetë shqetësuese në shumë qytete të Ukrainës.

Rusia mohon se është duke ndihmuar rebelët pro-rusë me armë dhe trupa.

Por, sidoqoftë, mbi 6,100 njerëz kanë vdekur prejse ka nisur konflikti midis forcave të Ukrainës dhe atyre separatiste në prill të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat