Sulm në një xhami shiite në Arabinë Saudite

Bota

Sulm në një xhami shiite në Arabinë Saudite

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:48

Së paku 10 persona kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhami shiite në Arabinë Saudite.

BBC citon burimet spitalore të kenë thënë se së paku 70 njerëz janë plagosur, disa nga ta në gjendje kritike.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka raportuar për sulmin në provincën lindore Katif, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Në muajin nëntor, grupi ekstremist i Shtetit Islamik është fajësuar për një sulm kundër besimtarëve shiitë në lindje të Arabisë Saudite, ku kanë mbetur të vrarë së paku shtatë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat