85,000 antilopë ngordhin në Kazakistan

Bota

85,000 antilopë ngordhin në Kazakistan

Më: 22 maj 2015 Në ora: 13:47

Ka arritur në 85,000 numri i antilopëve 'saiga' që kanë vdekur ditëve të fundit në Kazakistan.

Ministria e Bujqësisë ka thënë se ngordhjet kanë ndodhur në tre rajone.

Shkaku i ngordhjeve është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një infeksion bakterial.

Kazakistani është mjedisi kryesor i antilopëve saiga, të cilat dallohen me sytë e tyre e mëdhenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat