Obama: Marrëveshja me Iranin – trashëgimi e rëndësishme

Bota

Obama: Marrëveshja me Iranin – trashëgimi e rëndësishme

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:30

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se marrëveshja atomike me Iranin, për të cilën po zhvillohen negociata, është pjesë madhore e trashëgimisë së tij.

Gjatë një interviste për revistën The Atlantic, zoti Obama mbrëmë tha se “pas 20 vitesh, unë ende do të gjendem këndejpari, duke iu falënderuar Zotit, dhe nëse Irani ka armatim atomik”, kjo më prek edhe mua, dhe ka shtuar se “mendoj se është korrekte të thuhet se, pos për interesat tona të thella kombëtare të sigurisë, unë kam interes personal që ta mbyll këtë çështje”.

Irani dhe 6 fuqitë botërore janë pajtuar për ta kufizuar programin atomik iranian dhe tash po zhvillohen negociata për detajet e marrëveshjes gjithpërfshirëse, që duhet të arrihet deri më 30 qershor.

Kritikët thonë se presidenti Obama është aq i përkushtuar për ta bërë të shkëlqyeshme trashëgiminë e tij, sa që do ta pranoj një përkushtim më pak rigoroz nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat