Observatori: IS-i i ekzekutoi 17 vetë në qytetin Palmira

Bota

Observatori: IS-i i ekzekutoi 17 vetë në qytetin Palmira

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:17

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha se së paku 17 vetë janë ekzekutuar, përfshirë civilë, nga militantët e Shtetit Islamik (IS), pasi dje ata e morën kontrollin ndaj qytetit antik, Palmira, në Siri,

Drejtori i këtij observatori, Rami Abdel Rahman, tha se “IS-i ka ekzekutuar 17 vetë, përfshirë civilë dhe luftëtarë lojalistë” dhe ka shpjeguar se “së paku katër prej tyre jaanë vrarë me heqje koke”.

Rahman ka thënë se “ata ishin akuzuar se kanë punuar me regjimin”.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, së paku 460 njerëz janë vrarë gjatë luftës për qytetin Palmira, që kishte filluar më 13 maj.

Më 20 maj grupi ekstremist, Shteti Islamik, e mori kontrollin e plotë në Palmira, ku gjendet një hapësirë e mbetjeve antike, që është në mbrojtje të UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë botërore.

Ka shqetësime se militantët e IS-it do ta shkatërrojnë këtë lokalitet, siç kanë vepruar me lokalitetet madhore arkeologjike në territorin e Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat