SHBA: Testohet pretendimi i Kinës në territor të ri

Bota

SHBA: Testohet pretendimi i Kinës në territor të ri

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:27

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur përkushtim për t’i mbajtur patrullimet në Detin Jugor Kinez, megjithë pretendimet e Kinës për sovranitet ndaj një ishulli artificial, që po e krijon në shkëmbijt nënujorë në ujërat ndërkombëtare.

Sipas gazetarëve të rrjetit CNN, që kanë qenë në këtë aeroplan, marina e Kinës i ka dhënë tetë vërejtje ndaj aeroplanëve vëzhgues amerikanë, që kanë flutuaruar mbi këtë hapësirë, ku duket se Kina po ndërton aeroport ushtarak.

Pilotët amerikanë janë përgjigjur se aeroplani po fluturonte në hapërisën ajrore ndërkombëtare, ndërsa operatori kinez ka thënë me nervozizëm se “kjo është marina kineze...ju duhet të largoheni”.

Pekini konsideron se pothuajse i gjithë Deti Jugor Kinez është i Kinës, por shumë hapësira, po ashtu, pretendohen nga Filipinet, Tajvani, Brunei, Malajzia dhe Vietnami.

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina po i zgjeron kufijt e vet.

“Askush nuk do të mund të mendoj se do ta ndalë marinën amerikane nga operimi” atje, tha Daniel Rusel, diplomat i lartë i Shteteve të Bashkuara për Azinë Lindore.

“Por, nuk mjafton që aeroplani ushtarak amerikan mund të fluturoj mbi ujërat ndërkombëtare”, tha Rusel, duke shtuar se “ne besojmë se secili vend dhe të gjithë aktorët civilë, po ashtu, duhet të kenë qasje të pakufizuaar në ujërat ndërkombëtare dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat