​Biznesmeni ndërton një kryq gjigant në shtetin mysliman

Bota

​Biznesmeni ndërton një kryq gjigant në shtetin mysliman

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:46

Një biznesmen pakistanez ka marrë përsipër ndërtimin e një kryqi gjigant në një qytet mysliman e kjo për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të krishterë në këtë vend.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Parvez Henry Gill, i cili pretendon se 4 vjet më parë Zoti i caktoi një detyrë të rëndësishme, të gjente një mënyrë për të ndihmuar të krishterët e persekutuar në Pakistan.

“Dua të bëj diçka ndryshe, të ndërtoj një kryq gjigant në një shtet mysliman. Do të jetë një simbol i Zotit dhe çdokush që do të shohë, do të ndihet i qetë”, tha biznesmeni.

Plani i tij ishte që kryqi të ndërtohej në kryeqytet, në Islamabad, por vështirësitë bënë që projekti të shkonte në qytetin Karachi. Sot kryqi 42 metra i lartë ka marrë formë dhe është drejt fundit. Ai po ndërtohet pranë kishe.

Duke qenë se Pakistani ka rreth 90% të popullsisë myslimane, Gill nuk u tregoi punëtorëve se çfarë po ndërtonte. Por, kur kryqi filloi të merrte formë, 20 punëtorët u larguan menjëherë nga puna.

Megjithëse vendet e krishtera në Perëndim kanë lejuar ndërtimin e xhamive në çdo qytet të tyre, edhe kur ka sadopak myslimanë, e kundërta në vendet e Lindjes është e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat