Uashingtoni, masa për "njerëzit e barkave"

Bota

Uashingtoni, masa për "njerëzit e barkave"

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:50

Një zyrtar i lartë amerikan po shkon në Mianmar, për të bërë thirrje për të përmirësuar trajtimin e minoritetit rohingia në vend, një ditë pasi Uashingtoni sinjalizoi se është i gatshëm të ndihmojë në strehimin e mijëra anëtarëve të grupit etnik të bllokuar në det.

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se do të flasë me drejtuesit e vendit “rreth përgjegjësive për të përmirësuar kushtet në shtetin Rakhinë në mënyrë që njerëzit të mos ndjejnë se zgjidhja e vetme është të vënë jetët në rrezik duke u larguar."

Rreth 3,000 refugjatë, shumica rohingia nga Mianmari dhe Bangladeshi janë shpëtuar në brigjet e vendeve të Azisë Juglindore gjatë 10 ditëve të fundit pasi u lanë në det në mëshirë të fatit nga kontrabandistët. Mijëra të tjerë janë ende të bllokuar në det dhe pa furnizime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat