Aeroplanët suedezë i ndalin bombarduesit rusë

Bota

Aeroplanët suedezë i ndalin bombarduesit rusë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:06

Ushtria e Suedisë thotë se aeroplanët e saj luftarakë sot i kanë interceptuar dy bombardues rusë duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik, afër kufirit suedez.

Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, tha se i ka i përcjellur dy bombardues rusë të tipit, Tu-22M, që ishin nisur në drejtim të ishullit Oland në Suedi, në jug të kryeqytetit Stokholm.

Rusia ka qëndrim kritik për shkak të lidhjeve të afërta të Suedisë dhe NATO-s, e cila më herët këtë muaj, i ka kryer ushtrimet e saj anti-nëndetëse më të mëdhat deri tash, dhe për të parën herë e ka ftuar Suedinë që t’i bashkohet.

Aktiviteti ushtarak rus në Baltik është rritur në periudhën e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, pas ankesimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës, në mars të vitit të kaluar, dhe për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat