Jemen: Sulmet saudite vrasin pesë refugjatë

Bota

Jemen: Sulmet saudite vrasin pesë refugjatë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 12:16

Granatat saudite e kanë goditur zyrën e një organizate humanitare në Jemenin verior, duke vrarë pesë refugjatë etiopianë dhe duke lënduar 10 të tjerë, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e një zyrtari vendor.

Të shtënat e artilerisë dhe sulmet ajrore e kanë goditur qytezën e Maydisë në krahinën Haxha, përgjatë kufirit jemenas me mbretërinë saudite.

Kjo zonë është e kontrolluar nga grupi militant, Huthi që e ka përkrahjen e Iranit.

Huthi është caku i sulmeve ajrore të koalicionit të shteteve sunite arabe që po udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat