Merkel: Partneriteti Lindor, s’është instrument i zgjerimit të BE-së

Bota

Merkel: Partneriteti Lindor, s’është instrument i zgjerimit të BE-së

Më: 21 maj 2015 Në ora: 10:47

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se projekti i Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian me ish vendet anëtare të Bashkimit Sovjetik “nuk është instrument” i politikës së zgjerimit të BE-së.

Në fjalimin e saj në parlamentin gjerman, të mbajtur pak para samitit në kryeqytetin e Letonisë, Riga të unionit të 28 shteteve me gjashtë republika ish sovjetike, Merkel gjithashtu ka thënë: “në këtë mënyrë ne nuk duhet të nxisim pritje false të cilat më vonë nuk mund t’i përmbushim”.

Ish vendet sovjetike kanë pritje të mëdha nga ky samit, disa prej të cilave mundohen të bindin Brukselin që përmes partneritetit në fjalë të konfirmojë perspektiven evropiane të shteteve që duan shkëputje totale nga ndikimi rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat