Gjermania kompenson të burgosurit e Luftës së Dytë Botërore

Bota

Gjermania kompenson të burgosurit e Luftës së Dytë Botërore

Më: 21 maj 2015 Në ora: 09:04

Politikanët thonë se Gjermania planifikon të kompensojë ish të burgosurit sovjetik të luftës për vuajtjet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Deputeti gjerman, Hans Ulrish Krueger, ka thënë mbrëmë se komisioni parlamentar gjerman i buxhetit e ka aprovuar fondin prej 10 milionë eurove që do t’iu jepet si njohje simbolike financiare ish ushtarëve sovjetik që janë mbajtur në burg nga nazistët.

Mbetët e paqartë, megjithatë se sa ish të burgosur mund të jenë gjallë, 70 vjet pas përfundimit të luftës.

Krueger, që është zëdhënës i çështjeve të buxhetit nga grupi parlamentar social demokrat, ka thënë se rreth 5.3 milionë ushtarë sovjetik janë mbajtur nga forcat gjermane prej viti 1941 deri në 1945.

Më shumë se gjysma e këtyre ish të burgosurve tashmë kanë vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat