Ushtarët rusë akuzohen për terrorizëm

Bota

Ushtarët rusë akuzohen për terrorizëm

Më: 20 maj 2015 Në ora: 15:17

Prokuroria e Ukrainës ka ngritur aktakuzë për aktivitete terroriste ndaj dy ushtarëve rusë, që u kapën gjatë luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i shërbimit të sigurisë së Ukrainës Markian Lubkivsky ka bërë të ditur në Facebook se kapiteni Jevgeni Jerofejev dhe Aleksandar Aleksandrov, të cilët gjenden në një spital në Kiev u është lejuar kontakti me familjet e tyre në Rusi, transmeton AFP.

Ushtria ukrainase më 17 maj ka bërë të ditur se ka arrestuar dy ushtarë rusë gjatë përleshjeve me rebelët prorusë afër Luganskit ku një ushtar ukrainas është vrarë.

Moska zyrtare më vonë ka sqaruar se Jerofejev dhe Alekasandrov kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë ruse, por e kanë lëshuar atë para se të shkonin në zonat e luftës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat