Lavrov: Rusia e gatshme për bashkëpunim me Perëndimin

Bota

Lavrov: Rusia e gatshme për bashkëpunim me Perëndimin

Më: 20 maj 2015 Në ora: 13:05

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është e gatshme që të bashkëpunojë me Perëndimin, për përfitime të dyanshme.

Duke iu adresuar Dhomës së Lartë të Parlamentit të Rusisë, Lavrov ka thënë se “përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur forcat antiqeveritare në Rusi janë shkatërruese për marrëdhëniet dypalëshe”.

Ai po ashtu ka thënë se Moska shpreson që Uashingtoni “të përdorë ndikimin e tij te Kievi” për të parandaluar, siç është shprehur, aventurat e reja ushtarake.

Adresimi i Lavrovit vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Kjo ka ardhur si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Rusia, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kremlinit për separatistët në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat