Nikolliq refuzon ftesën për vizitë në Srebrenicë

Bota

Nikolliq refuzon ftesën për vizitë në Srebrenicë

Më: 20 maj 2015 Në ora: 10:34

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Gazeta serbe Danas shkruan se Nikolliq nuk planifikon që më 11 korrik të shkojë në Potoçari.

Megjithatë, sipas burimit të njëjtë, Nikolliq, më 16 qershor, do të shkojë për vizitë zyrtare në Sarajevë, për herë të parë prejse është bërë president në vitin 2012.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat