Clinton: Me Irakun kam gabuar

Bota

Clinton: Me Irakun kam gabuar

Më: 20 maj 2015 Në ora: 06:54

Me Irakun kam gabuar, deklaroi sot kandidatja e demokratëve amerikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Hillary Clinton, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Deklaratën e sipërcituar, Clinton e bëri duke iu referuar kohës kur ishte senatore dhe kur votoi, në vitin 2003, për ndërhyrjen amerikane në Irak.

Kjo temë është rimarrë nga kandidatët presidencialë për Shtëpinë e Bardhë dhe ka ngjallur mjaft diskutime.

”Jam shumë e qartë përsa i takon kësaj çështjeje. Kam gabuar”, deklaroi Clinton.

”Kam shkruar në librin tim për këtë gjë dhe kam folur publikisht”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat