Kthehet sulmi ndaj ISIS-it në Anbar

Bota

Kthehet sulmi ndaj ISIS-it në Anbar

Më: 19 maj 2015 Në ora: 16:27

Trupat irakiane dhe milicia sunite kanë kthyer sulmet ndaj ISIS-it në qytetin Kaldi në provincën Anbar, që gjendet nën kontroll të ekstremistëve.

Njëri nga udhëheqësit e milicisë Shekik Rafi al FAdavi ka thënë se ofensiva e ISIS ka filluar shpejt pas mesnatës, me qëllim që të merret qyteti Kaldi qytet në mes të Falluxhës dhe Ramadi, qytetit kryesor në provincën Anbar.

Ramadi ka rënë në duart e ekstremistëve gjatë vikendit.

Ky është suksesi më i madh i ISIS-it që kue SHBA dhe aleatët verën e kaluar kanë filluar të bombardojnë caqet e ekstremistëve.

Al Fadavi ka thënë se pjesëtarët e ISIS-it kanë marrë një fshat afër Kaldi dhe me këtë rast nuk ka pasur të vrarë as nga radhët e ushtarëve e as në mesin e luftëtarëve sunitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat