Pakistan: Hetohet kompania që dyshohet se shet tituj akademik fals

Bota

Pakistan: Hetohet kompania që dyshohet se shet tituj akademik fals

Më: 19 maj 2015 Në ora: 13:17

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan ka urdhëruar nisjen e hetimit pas publikimit të një artikulli në gazetën amerikane, New York Times ku thuhet se një kompani pakistaneze po fiton miliona dollarë duke shitur tituj akademik fals.

Ministria e brendshme e ka bërë publik njoftimin sot, një ditë pasi NYT ka raportuar se firma e quajtur, Axact, e ka krijuar një rrjet të qindra faqeve të internetit për shkolla fiktive me emra si ‘Columbiana’ dhe ‘Barkley’ në referencë të universiteteve prestigjioze amerikane ‘Columbia’ dhe ‘Berkeley’.

Raporti ka analizuar faqet e internetit të universiteteve false dhe ka cituar punonjës dhe klientë nga SHBA-të, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët kanë paguar qindra mijëra dollarë për diplomat e tyre.

Axact e ka dënuar raportin duke e quajtur “të pa bazë, nën standarde, dashakeqës dhe ofendues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat