Egjipt: Shtohen sulmet seksuale nga forcat e sigurisë

Bota

Egjipt: Shtohen sulmet seksuale nga forcat e sigurisë

Më: 19 maj 2015 Në ora: 13:01

Një raport i ri thotë se ka pasur rritje të dhunës seksuale nga forcat e sigurisë në Egjipt, prejse ushtria e mori kontrollin mbi vendin në vitin 2013.

Raporti i publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), thotë se abuzimet përfshinë dhunimet, testet për të verifikuar virgjërinë dhe ofendimet seksuale.

Viktimat përfshijnë pjesëtarët e organizatave jo qeveritare, studentet demonstruese, gra, fëmijë dhe ata që merren si “rrezik i rregullit moral”, si për shembull homoseksualët.

“Niveli i dhunës seksuale, gjatë arrestimeve dhe mbajtjes në paraburgim, ngjajshmëritë në metodat e përdorura dhe në përgjithësi mosndëshkimi i kryesve të këtyre sulmeve çon deri te strategji cinike politike me qëllim të shtypjes së shoqërisë civle dhe heshtjen e opozitës”, ka thënë presidenti i FIDH, Karim Lahidji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat