Ban do e vizitojë zonën industriale në Korenë e Veriut

Bota

Ban do e vizitojë zonën industriale në Korenë e Veriut

Më: 19 maj 2015 Në ora: 12:51

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, do e vizitojë kompleksin industrial Kaesong në pjesën veriore të kufirit korean, të enjtën, raporton Reuters.

Kompleksi industrial në fjalë është një zonë speciale ekonomike pak kilometra brenda pjesës veriore të kufirit të fortifikuar dhe udhëhiqet bashkarisht nga të dy Koretë, ajo veriore dhe jugore.

Ban do të jetë Sekretari i tretë i përgjithshëm i OKB-së që e viziton veriun, dhe i pari prej Butros Butros Ghalit i cili do e kaloi përmes zonën kufitare në mes të dy Koreve, diçka që nuk ka ndodhur prej dhjetorit të vitit 1993

Kurt Waldheim e kishte vizituar kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pionjangun më 1979, dhe më pas në vitin 1981.

Koreja Veriore është e sanksionuar nga OKB për aktivitetet e saj bërthamore dhe raketore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat