​Kaloi një natë në Auschwitz: Ky është ferri në tokë

Bota

​Kaloi një natë në Auschwitz: Ky është ferri në tokë

Më: 19 maj 2015 Në ora: 11:27

Gazetarja Paula Siljer ka vendosur ta kalojë natën në Auschwitz, sepse gjatë Holokaustit i janë vrarë 119 anëtarë të familjes së saj.

Në vendin më famëkeq gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë 800 mijë deri në 5 milionë njerëz nga regjimi nazist i Hitlerit.

Paula kishe vendosur të qëndrojë në Auschwitz sepse ajo donte që të ndjekë rrugën e paraardhësve të tyre që kanë kaluar Holokaustin.

Objektivi kryesor i saj është që gjithqka të regjistrojë dhe të bëjë një dokumentar.

“Auschwitz është ferr në tokë . Kur mes të natës shkoni në ferr dhe atje jeni të rrethuar nga rojat dhe telat me gjemba hijet e të cilit bien mbi ju , atëherë ju jeni të tmerruar ", tha Paula .

E ka njohur edhe nipin e Rudolf Hoss, komandantin e Auschwitzit.

“Shkova ta njoh nipin e njeriut që është përgjegjës për vrasjen e familjes sime”, ka thënë Paula duke shtuar se ai tani me emrin e tij famëkeq e shfrytëzon që ta njoftojë botën se Auschwitzi nuk bën të përsëritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat