Abbott: Nuk do i falim ata që luftuan për IS-in

Bota

Abbott: Nuk do i falim ata që luftuan për IS-in

Më: 19 maj 2015 Në ora: 09:22

Kryeministri australian, Tony Abbott, ka thënë sot se nuk do të ketë amnisti për banorët e këtij shteti që kthehen në Australi pasi të kenë luftuar për grupin militant, Shteti Islamik.

Televizioni australian ka raportuar më parë se vendi po negocion me tre australianë që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar për grupin ekstremist, porse tani kanë ndryshuar mëndje dhe duan të largohen nga atje.

Abbott, në komunikatën e parë pas publikimit të lajmit ka thënë se fjala është për njerëz që kanë injoruar ligjet e Australisë të cilat ndalojnë pjesëmarrjen në luftimet në Siri dhe Irak.

"Nëse dilni jashtë vendit për të thyer ligjin australian...të vrisni njerëz të pafajshëm në emër të fundamentalizmit dhe ekstremizmit, që të bëhesh vrasës islamist, atëherë ne nuk e kemi në plan që t’iu mirëpresim në këtë shtet”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat