IS “kërcënon” me sulme në SHBA

Bota

IS “kërcënon” me sulme në SHBA

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:06

Autoritetet amerikane janë duke hetuar disa kërcënime të reja në një ueb-faqe që përdoret nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Këta të fundit kanë kërcënuar me sulme në Shtetet e Bashkuara.

Policia e Nju Jorkut ka thënë se është duke vlerësuar një kërcënim për të vrarë Pamela Gellerin, shefe e Iniciativës Amerikane për Mbrojtje të Lirisë, e cila ka organizuar fundjavën e kaluar një garë për vizatimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

Autoritetet, megjithatë, kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë vërtetësinë e kërcënimeve, të cilat janë shfaqur në ueb-faqen JustPasteIt.

Mesazhet e tilla mund të postohen nga simpatizues të Shtetit Islamik, por jo edhe nga vetë grupi militant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat