Polonia kujton fundin e LDB-së

Bota

Polonia kujton fundin e LDB-së

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:04

Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen në qytetin Gdansk të Polonisë për të shënuar 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Ceremonia e mesnatës do të mbahet në gadishullin pranë, Vesterplate, ku janë dëgjuar të shtënat e para të luftës.

Përvjetori do të shënohet edhe me ngjarje të tjera në gjithë botën, gjatë fundjavës.

Megjithatë, parada ushtarake në Moskë, e paraparë për të shtunën, pritet të bojkotohet nga shumica e vendeve perëndimore.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë dëmtuar rëndë nga aneksimi i Krimesë nga Moska, vitin e kaluar, si dhe nga mbështetja e vazhdueshme e Kremlinit për rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat