Netanyahu ka arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë

Bota

Netanyahu ka arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:25

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanayhu ka arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë e re, disa orë para se t’i skadojë afati.

Zyra e Presidentit të Izraelit , Reuven Rivlin njoftoi se sonte Netanyahu i ka telefonuar dhe e ka informuar se ka arritur marrëveshje për qeverinë e re izraelite. Një zyrtar në zyrën e Kryeministrit po ashtu ka konfirmuar për marrëveshjen e arritur.

Marrëveshja erdhi pas bisedimeve maratonike me partinë e ashpër “Shtëpia hebreje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat