​Paralajmërohen për shkak të statujës së Snowdenit

Bota

​Paralajmërohen për shkak të statujës së Snowdenit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:13

Avokati i artistëve misteriozë të cilët kanë ndërtuar statujën e Eduard Snowden në memorialin e luftës në parkun e New Yorkut thotë se artistët e kësaj vepre janë paralajmëruar por nuk ndiqen penalisht.

Ronald Kabi ka sqaruar se busti i të arratisurit nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar ( NSA ) Eduard Snowden iu ka kthyer dy artistëve para ekspozitës së planifikuar.

Avokati ka thënë se artistët kanë marrë ftesa për keqpërdorim të parkut gjatë orarit të punës që nuk është vepër penale.

As avokat Kabi as autoritetet e policisë nuk kanë dashur të zbulojnë identitetin e artistëve.

Zyrtarët nga parku Fort Gren sot urdhëruan heqjen e statujës së Snowdenit nga monumenti i pavarësisë, disa orë pasi që gjatë natës ishte vendosur pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat