Hoteli i parë me pesë yje për xhihadistët e ISIS-it

Bota

Hoteli i parë me pesë yje për xhihadistët e ISIS-it

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:21

Hoteli i parë me pesë yje për xhihadistët e ISIS-it është hapur në Mosul ndërsa dallon nga hotelet tjera sepse nuk ka kafene.

Me arsyen se fushëbetejat nuk janë shumë komfore ekstremistët kanë vendosur që të hapin një objekt të tillë.

Hoteli Ninava International ka qenë një nga hotelet më luksoze në Irak , por tani në 262 dhomat e saj do të banojnë grupe ekstremiste terroriste dhe atyre që mbështesin ISIS-in.

Vështruar nga larg ky hotel duket si gjithë të tjerët, por kur afrohesh afër aty duken shumë flamuj të ISIS-it që “dekorojnë” hapësirën rreth hotelit.

Hoteli i xhihadistëve ka basen, terrene të tenisit dhe pishinë për ata që dëshirojnë të jenë në formë gjatë qëndrimit në këtë vend.

Hoteli është promovuar në Twiter dhe në hapjen për 1 maj siç thuhet myslimanët mund të qëndrojnë falas.

Ceremonia e hapjes u ndoq nga njerëz të paarmatosur dhe gra të veshur në përputhje me rregullat strikte të shtetit islam . Coca-Cola u zëvendësua nga shampanjë , verë dhe ujë , për shkak se alkooli është i ndaluar rreptësisht në hotel.

Nader Hashemi , një profesor në Universitetin e Denverit e konsideron këtë si një shenjë se xhihadistët janë duke planifikuar për të qëndruar në Mosul .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat